Ministri Vitia viziton Klinikën e Kardiologjisë, diskuton për listën e pritjes së pacientëve

17:10 | 11 January 2023

Vitia viziton Klinikën e Kardiologjisë, diskuton për listën e pritjes së pacientëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga Kryesuesja e Bordit të ShSKUK, Aida Rexhepi dhe U.D. Drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raci kanë vizituar sot Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Gjatë kësaj vizite, Ministri vizitoj edhe Shërbimin e Kardiologjisë Invazive dhe Njësinë Intensivë të kësaj klinike, ku gjatë bashkëbisedimit me udhëheqësit dhe stafin mjekësorë të klinikës, drejtori i klinikës së Kardiologjisë, Dr. Lulzim Kamberi e ka informuar ministrin se kjo klinikë është ndër të parat që ka Rregulloren e brendshme të punës, e cila ka lehtësuar trajtimin e pacientëve në këtë klinikë.

“Dr. Kamberi ka paraqitur statistikat e punës, duke theksuar se planifikohet që të rritet vëllimi i punës edhe pas orës 13:00 në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive për rastet elektive, me që për rastet urgjente punohet 24 orë. Ministri Vitia potencoi se është në dijeni që ka pasur fluks të madh të pacientëve, andaj i përgëzoj stafin për punën, nga se brenda një viti, në këtë klinikë janë trajtuar mbi 6000 pacientë, kurse e gjithë Klinika Interne ka trajtuar 8000 pacientë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj vizite, u tha se do të shikohet mundësia e investimeve në infrastrukture, në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve.

Gjithashtu Vitia theksoj se, sa i përket listës së pritjes, do të diskutohen dhe trajtohen kërkesat me qellim të uljes së listës së pritjes. Po ashtu, ai foli edhe për trajnimet e stafit mjekësorë, duke ofruar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për këto aktivitete.

Komento: