Ministri Zemaj deputetit të VV-së: Në sy shihet që je i dyshuar për Covid, shko bëje testin

18:31 | 13 Korrik 2020

Po vazhdon seanca e Kuvendit ku po diskutohet për covid-19.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj është përplasur ashpër me deputetetët e VV-së në seancën që po mbahet për pandeminë.

Zemaj ka thënë se pas tubimit të 12 qershorit të Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur të rritet numri i të infektuarve me koronavirus.

Ai u ka thënë deputetëve që ta mbyllin seancën për publikun dhe siç ka thënë ai, do t’i bëjë publike emrat e anëtarëve të VV-së që u infektuan me virus pas tubimit të kësaj partie.

Ai madje i është drejtuar njërit prej deputetëve të VV-së që është i dyshuar për virus dhe ka kërkuar ta bëjë testin.

“Pas karantinimit të plotë të Kosovës ka qenë normale edhe 1 raste edhe 2 raste. Infeksiont janë shpërnda në mënyrën marramendëse pas tubimit të datës 12 qershor Mbyllni seancën për publikun dhe jua lexoj me emra anëtaret e juaj që janë infektuarve me Covid-19 pas tubimit të VV-së. Ju jeni të dyshuar, të infektuar shkoni bëni testet, pse po fshehni. Ju jeni i dyshuar në sy shiheni që jeni e dyshuar, bëni testin”, ka thënë Zemaj.

Komento: