
Zemaj: Dy nga të lënduarit e Ferizajt nisen drejt Turqisë, dy të tjerë në pritje.
Dy nga personat e lënduar nga shpërthimi I bombolës në Ferizaj, janë nisur drejt Turqisë për trajtim.
Ministri I Shëndetësisë Armend Zemaj, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka falënderuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z.Sakar, I cili u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.
“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjeret janë në pritje të nisjes.
E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.
Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”, ka shkruar Zemaj.