
Zemaj njofton edhe për 30 ton materiale mbrojtëse donacion nga UNICEF.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, derisa shpërndau maska falas në qytetin e Podujevës, njoftoi për një mbështetje të re nga UNICEF me mbi 30 ton material me pajisje mbrojtëse profesionale.
Në këtë aktivitet bashkë me Zemajn ishte edhe ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi dhe nënkryetari i komunës, Nexhmi Rudarin.
“Shpërndarja e maskave gjatë ditës në qytetin e Podujevës bashkë me të rinjtë e organizatës Pen është pjesë e projektit të radhës, “Be ëith us”, projekt ky i mbështetur edhe nga Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe UNICEF”.
“Si ministër i Shëndetësisë dua t’i falënderoj edhe një herë sot z. Murat Sahin – drejtor i UNICEF, z. Mitsunori Ogasawara – ambasador i Japonisë por edhe gjithë donatorët tjerë që po e mbështesin Kosovën në këtë rrugëtim. Tashmë kemi të konfirmuar se shumë shpejt do të marrin edhe një mbështetje tjetër nga UNICEF e që ka të bëjë me pajisje mbrojtëse profesionale me mbi 30 ton si dhe nga Japonia ndihmën e radhës me medikamente për Sars COVID-19”.