Ministri Zemaj pas hapjes së Aeroportit të Prishtinës: Mirësevjen mërgatë

12:11 | 28 Qershor 2020

Zemaj pas hapjes së Aeroportit të Prishtinës: Mirësevjen mërgatë.

Sot është hapur Aeroporti i Prishtinës pas 3 muajsh mbyllje për shkak të pandemisë.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka uruar mirëseardhje mërgatës, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Aeroportin e hapëm. Kosova ju mirëpret! Mirësevjen mërgatë!

Gjatë muajve të verës ju jeni energjia e atdheut. Ju i jepni shpirt dhe e gjallëroni vendin.

Paratë e djersës, remitancat që dërgoni janë frymëmarrja dhe vrulli i ekonomisë së Kosovës.

Atje ku jetoni jeni krenaria jonë! Ju çdo ditë e ndjeni mungesën e vendlindjes, zemrën e mendjen e keni në Kosovë, sikurse dhe ne tek ju.

Këta muajt e fundit pandemia Covid-19 ka shkaktuar mbylljen e kufijve dhe brutalisht na ka ndarë.

Që nga dita e parë ne si Qeveri kemi vënë në lëvizje tërë potencialin e ministrisë që të mundësohej sa më parë hapja e aeroportit “Adem Jashari”.

Sapo të zbrisni nga aeroplani në tokën e Kosovës mos u bezdisni nëse mjekët tanë do t’iu bëjnë matjen e temperaturës trupore ose ndonjë kontroll mjekësor.

Këtë e bëjnë për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Me padurim presim t’iu takojmë!

Mirë se vini!

Komento: