Ministri Zemaj takon Apostolovan, diskutojnë për projektet e BE-së në shëndetësi

16:47 | 10 Qershor 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e ka informuar me programin e tij për sektorin e shëndetësisë, ku rëndësi do t’i kushtohet llogaridhënies dhe luftës kundër korrupsionit.

Zemaj ka falënderuar Bashkimin Evropian për asistencën e dhënë sektorit të shëndetësisë, në veçanti për ndihmën prej 5 milionë eurove në mjete mbrojtëse profesionale për personalin shëndetësor, materiale dhe pajisje mjekësore për reagim adekuat ndaj pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Në takim është biseduar edhe për koordinimin e aktiviteteve, vazhdimin e përkrahjes së BE-së për Kosovën dhe sektorin e shëndetësisë si dhe përgatitjen e Kosovës për aplikim për projektet e programit të IPA-3 të Komisionit Evropian.

Komento: