Ministri Zemaj viziton të lënduarit në QKUK nga shpërthimi në Ferizaj

18:17 | 05 Janar 2021

Në Emergjencën e Qendrës së Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar dhjetëra persona pas shpërthimit të një bombole të gazit në një restorant në Ferizaj.

Në Emergjencë tani ka shkuar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përcjell Express.

Ai ka thënë se të gjithë pacientët janë në duar të sigurta të punëtorëve shëndetësorë, derisa tha se pacientët kanë diegie të mëdha.

“Të gjithë pacientët janë duke marrë trajtimin e duhur me të gjitha kapacitetet që ka Emergjenca edhe profilet tjera. Të gjithë janë angazhuar në trajtimin e tyre për shkak të djegieve të mëdha”, tha ai.

Zemaj në fund i shprehi shërim të shpejtë të lënduarve.

“Ju shpreh shëndet dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve, dhe familjeve të tyre sa më pak shqetësim. Të gjitha janë në duar të sigurta”, shtoi ai.

Komento: