Ministria e Arsimit ka një kërkesë për SBASHK-u – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministria e Arsimit ka një kërkesë për SBASHK-u

22:27 | 22 Janar 2019

Greva në arsim në vendin tonë ende po vazhdon.

Valmir Gashi, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se greva e mësimdhënësve që po vazhdon tash e shtatë ditë po i dëmton më së shumti nxënësit.

“Duhet thënë se jemi në një situatë jo të mirë. Greva në arsim po shkakton dëme të mëdha në procesin mësimor, në veçanti te nxënësit”.

“Jemi në një situatë krejtësisht tjetër në krahasim para 10 vjetëve. Tni jemi në një situatë që Ministria e Arsimit nuk është sponsorizuese e ligjit”.

“Ministria e Arsimit ka qenë e angazhuar që koeficentët të jenë më të dinjitetshëm. Falë angazhimit të Ministrisë së Arsimit, Qeverisë, SBASHK-ut dhe prindërve kemi një lëvizje pozitive të situatës”.

Gashi në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se SBASHK-u është dashur të reflektojë pas vendimit të Qeverisë për rritje të koeficientit të pagës për mësimdhënësit.

“Pas propozimit të Ministrisë së Arsimit, kemi vendimin e Qeverisë, që është rritje e koeficientit të pagës së mësimdhënësve për 0.20 dhe kjo ka qenë ajo çfarë ne si ministri kemi arritur dhe kemi menduar se është e mundshme”.

“SBASHK-u prapë nuk ka reflektuar. Ne edhe pas mospranimit nga ana e SBASHK-ut të kësaj oferte, jemi duke zhvilluar takime të vazhdueshme me SBASHK-u ku kemi kërkuar të reflektojnë”.

“Ne si Ministri i Arsimit mendojmë se meritojnë koeficentë më të dinjitetshëm por mundësitë buxhetore janë kaq”.

“Ne kemi thënë edhe në takimin djeshëm të reflektojnë me këtë ofertë dhe të futemi në një marrëveshje që brenda të paktën gjashtë muajsh të ulemi, të bisedojmë dhe të gjjejmë mënyra për rritjen e të ardhurave të mësimdhënësve”.

Komento: