Ministria e Arsimit ka një njoftim me rëndësi për punëtorët e arsimit të viteve të 90’ta

16:28 | 24 July 2019

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë punëtorët e arsimit shqip të cilët kanë punuar në periudhën 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, se nga data 15.08.2019 do të filloi zbatimi i Ligjit Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip në Republikën e Kosovës.

Kërkesat për kompensim shtesë mund të dorëzohen në zyrat më të afërta të pensioneve.

MAShT, gjithashtu njofton se personat që paraqesin kërkesën prej datës 15.08.2019 deri më 31.11.2019, aq sa është i hapur afati, do ta realizojnë të drejtën për kompensimin në mënyrë retroaktive,që nënkupton nga data e hyrjes në fuqi të ligjit Nr.06 /L-073, për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip në Republikën e Kosovës,(prill 2019) .

Për më shumë :

Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

Kopja e lejes së njoftimit të Republikës së Kosovës;

Ekstrakti i lindjes;

Ekstraktin e kurorëzimit (për pension familjar);

Faturën e tatimit në pronë;

Vërtetimin nga Drejtorati Komunal i Arsimit, apo Rektorati për periudhën e shërbimit në sistemin e arsimit shqip të Republikës së Kosovës;

Kopjen e vendimit për përfituesit e pensionit bazë, përkatësisht kontributiv.

Të gjithë ish-punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, apelohen që t’u përmbahen afateve për parashtrim të kërkesës, derisa formularin dhe udhëzimet e nevojshme mund të merren në të gjitha Zyrat e Pensioneve.

Mos parashtrimi i kërkesës, përkatësisht mos respektimi i afateve për parashtrim të kërkesës, mbartë pas vetes pasojat e mos pagesës së retroaktivitetit të pensionit.

Komento: