Ministri i Bujqësië, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se janë dhënë 7.2 milionë euro grante për gratë fermere të Kosovës, përmes programit për zhvillim rural.
Peci tha se sot u shënua Dita e Gruas Rurale, ku ai pa punën me plot zell dhe përkushtim të këtyre grave.
Ai po ashtu ceku se pozita e gruas në shoqëri po forcohet.
“Përmes shënimit të Ditës së Gruas Rurale e krijimit të kushteve të barabarta përmes politikave zhvillimore, i kontribuojmë ngritjes së kapaciteteve të agrobizneseve të udhëhequra nga gratë e mbi të gjitha forcojmë pozitën e gruas në shoqëri”, shkroi Peci në Facebook.
“Angazhimi i grave në bujqësi këtyre të fundit iu sjell pavarësi financiare, një mjet i rëndësishëmnë udhëheqjen e familjes dhe agrobiznesit”, deklaroi Peci.