Ministria e Drejtësisë bën lëvizje të reja: Haxhiu emëron zëvendësdrejtorin e ri të Shërbimit Sprovues – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministria e Drejtësisë bën lëvizje të reja: Haxhiu emëron zëvendësdrejtorin e ri të Shërbimit Sprovues

13:22 | 08 Prill 2021

Lëvizje të reja në Ministrinë e Drejtësisë: Haxhiu emëron zëvendësdrejtorin e ri të Shërbimit Sprovues.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar me shkarkimin e zyrtarëve në këtë institucion.

Haxhiu ka shkarkuar Kadri Halitajn nga pozita e zëvendësdrejtorit të Shërbimit Sprovues, ndërsa në këtë pozitë ka emëruar Metije Ademin.

Në vendimin të cilin e ka siguruar Telegrafi, shkruan se ky vendim është marr në bazë të kompetencave që ka ministrja Haxhiu.

“E caktuara nga pika 1 e këtij vendimi, ushtron detyrat dhe përgjegjësit në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Zonja Metije Ademi, drejtore e Drejtoratit për lirim me kusht dhe programe në Shërbimin sprovues caktohet zëvendësuese e Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit sprovues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”.

Më poshtë mund ta lexoni vendimin e Haxhiut.

Komento: