Ministria e Drejtësisë procedon Vettingun në Qeveri

12:30 | 28 September 2021

Vettingu procedohet në Qeveri.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është proceduar për në qeveri, koncept-dokumenti për Vettingun i cili do të votohet në mbledhjen e radhës të ekzekutivit.

Ajo tha se për këtë cështje është bërë punë intensive dhe e jashtëzakonshme për të nisur procesi i vettingut në sistemim gjyqësor, njofton Klankosova.

“Sot pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për Qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Sistemi i Vettingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët. Falënderoj juristë në përbërje të Vettingut. Koncept- dokumenti është komentuar edhe nga ekspertë ndërkombëtarë. Është punuar që të garantohet proces i drejtë. Dokumenti përmban pesë opsione dhe fokusi i është kushtuar praktikave të mira. Zotimi ynë për shtetin e së drejtës do të jetësohet. Ky proces nuk po bëhet kundër një emri të përveshëm por i domosdoshëm. Kosova do të jetë shtet i së drejtës. Vettingu është kërkesë shoqërore”.

Komento: