Ministria e Ekonomisë tregon si të kursehet energjia elektrike në këtë mot të ftohtë

19:07 | 05 Shkurt 2023

Moti i ftohtë, ministria e Ekonomisë tregon si të kursehet energjia elektrike.

Ministria e Ekonomisë i ka njoftuar qytetarët se si ta kursejnë energjinë elektrikë gjatë motit të ftohtë.

Kjo ministri ka rekomanduar që pajisjet e teknikës së bardhë të përdoren pas orës 24:00 kur energjia elektrike ka ngarkesë më të vogël.

Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.

Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Shkyçni dritat e panevojshme

Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00

Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00

Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00

Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

Komento: