Ministria e Financave jep lajmin e mirë për pensionistët

21:38 | 24 November 2021

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria.

“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Në fund të muajit tetor, ministri Murati në një mbledhje të Qeverisë ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, nё kuadёr tё zbatimit tё masёs 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.

Me anё tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale.

Komento: