Ministria e Financave rihap aplikimin për masën 1.3, mbështetja e punësimit të grave

14:49 | 17 December 2022

Rihapet aplikimi për masën 1.3, mbështetja e punësimit të grave.

Ministria e Financave ka njoftuar se është rihapur aplikimi për masën 1.3 të Qeverisë së Kosovës, që ka të bëjë me mbështetjen e punësimit të grave.

Sipas një postimi publik, kjo mundësi është dhënë pas suksesit të masës 1.3 vitin e kaluar, ku sipas kësaj ministrie, u punësuan afër 5 mijë gra e vajza.

“Çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë.

Afati i fundit për të përfituar nga mbështetja është 15 prill 2023.

Kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”, thuhet në njoftim.

Komento: