Për rritjen e çmimit të tatimit në pronë, qytetarë të shumtë janë ankuar duke e cilësuar si të papërballueshme në kohë krize. Reagime ka pasur edhe nga opozita.
Lidhur me këtë çështje ka dalë me një reagim Ministria e Financave, në të cilin thuhet se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.
“MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në reagim thuhet se “Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka”.