Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton për gjendjen e rrugëve

22:58 | 25 Janar 2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka njoftuar se po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme.

Postimi i Lekajt në Facebook:


Po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme, anise bora nuk po ndalet!

Ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë nëpër të gjitha rajonet duke monitoruar punën e vazhdueshme të kompanive të kontraktuara për heqjen e borës.

Rrugët po pastrohen vazhdimisht, por ju lutem të keni kujdes gjatë vozitjes në këtë natë me borë dhe temperatura të ulëta

Komento: