Ministria e Instrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministria e Instrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve në Kosovë

08:09 | 07 Janar 2019

Problemi kryesor në stinën e dimrit është ngrirja dhe bllokimi i rrugëve.

Gjatë ditës së djeshme të gjitha rrugët në Kosovë kanë qenë të kalueshme, me pak vështirësi në zonat malore të vendit, si pasojë e reshjeve më të dendura në këto zona.

Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes, pasi që gjatë natës temperaturat do të shënojnë rënie të theksuar dhe kjo paraqet mundësi për ngrica nëpër rrugët e vendit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ngritur në nivel gatishmërie mekanizmat dhe kompanitë e kontraktuara nga ministria, në mënyrë që t’i përgjigjen me kohë dhe në mënyrë adekuate çdo situate që të kemi rrugë të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët.

Me këtë rast luten të gjithë ngasësit që t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore konform ligjit në fuqi.

Komento: