Ministria e Jashtme bëhet çerdhe e Vetëvendosjes, dhjetëra këshilltarë i ikin Gërvallës

20:38 | 22 January 2025
ministria-e-jashtme-behet-cerdhe-e-vetevendosjes,-dhjetera-keshilltare-i-ikin-gervalles

Dhjetori ishte frytdhënës për simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të paktën katër prej tyre arritën të sigurojnë një vend pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Kiks Kosova.

Më 11 dhjetor 2024, saktësisht një muaj para nisjes së fushatës elektorale, kjo ministri e drejtuar nga Donika Gërvalla-Schwarz publikoi listën me 60 persona që kishin plotësuar kriteret për pozitën “Zyrtar i Shërbimeve të Jashtme”.

Por, nga kjo listë, vetëm 21 persona morën dritën e gjelbër për të punuar në këtë shërbim.

Nga këta, Kiks Kosova ka verifikuar se të paktën katër persona janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje: Atdhe Prelvukaj, Ardi Hasani (kandidat për deputet në komunën e Podujevës në zgjedhjet e kaluara), Adem Selmani dhe Arber Thaçi.

Megjithatë, ky numër mund të jetë edhe më i madh.

Skandalet e Donika Gërvallës vazhdojnë të thellohen dhe, me gjasë, ajo mund të hyjë në historinë e ministrave shqiptarë për numrin e madh të këshilltarëve që e kanë braktisur apo që janë larguar nga ajo.

Në katër vite, Gërvalla ka humbur këshilltarë të mediave, marrëdhënieve ndërkombëtare, madje edhe shefin e stafit të saj, Sharr Jakupi. Emrat e atyre që ose u larguan, ose u përjashtuan janë: Haki Huruglica (asistent administrativ), Luan Jusufi (këshilltar politik), Trina Konushevci, Laura Tahiri, Benit Haxhosaj, Gresa Bytyçi, Marigona Vrajolli, Donjeta Cakolli, Berta Gashi, Xhenita Beqiri, Valon Krasniqi, Blerta Aliu dhe Gjergj Filipaj.

Kiks Kosova ka biseduar me disa nga ish-këshilltarët e saj, të cilët kanë deklaruar se puna me Donika Gërvallën ka qenë e pamundur, prandaj janë dorëzuar. /Klankosova.tv

Komento: