Ministria e Jashtme e Iranit: S’ka bisedime me SHBA-në për sa kohë që shkelet marrëveshja

15:15 | 09 Gusht 2026
ministria-e-jashtme-e-iranit:-s’ka-bisedime-me-shba-ne-per-sa-kohe-qe-shkelet-marreveshja

Irani dhe SHBA-ja nuk janë të angazhuar në bisedime dhe Teherani nuk do t’i nisë diskutimet nëse Washingtoni vazhdon të shkelë një marrëveshje të përkohshme mes dy vendeve, të nënshkruar në qershor, tha ministri i Jashtëm Abbas Araqchi, shkruan CNN.

“Ne aktualisht nuk kemi negociata me Amerikën”, tha sot Araghchi, i cili ndodhet në Oman për negociata dypalëshe.

Megjithatë, ai shtoi se Irani po vazhdon të shkëmbejë mesazhe përmes ndërmjetësuesve dhe se këta ndërmjetësues po përpiqen të gjejnë mënyra për të rifilluar negociatat.

“Sipas këndvështrimit tonë, derisa shkeljet e mirëkuptimit të zgjidhen dhe Amerika të kompensojë për atë që ka shkelur në memorandumin e mirëkuptimit, nuk ka mundësi për rifillimin e negociatave”, tha ministri i Jashtëm.

Lidhur me negociatat në vazhdim me Omanin për të arritur një marrëveshje që do të mundësonte lundrim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, Araghchi tha se ato kanë “përparuar mirë” dhe tani ndodhen në fazat përfundimtare, ndërsa të dy vendet pritet të përcaktojnë një rrugë të re detare në këtë rrugë ujore kyçe.

Komento: