Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka asnjë udhëzim për kosovarët që jetojnë në Ukrainë

20:30 | 12 Shkurt 2022

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë, ka sjellë shumë reagime.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ende nuk ka dhënë asnjë udhëzim për kosovarët që jetojnë në Ukrainë.

Shumë shtete të botës kanë këshilluar të gjithë qytetarët e tyre që të largohen nga Ukraina dhe të përmbahen nga udhëtimet në rajonet e afërta të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke përmendur situatën e tensionuar të sigurisë dhe ngritjen ushtarake në rajon.

Ndërsa MPJD-ja në rrjetet zyrtare sociale nuk ka asnjë reagim rreth kësaj teksa postimet e fundit janë të ditës së djeshme për çështje krejt tjera.

Komento: