Ministria e Jashtme gjermane: E dënojmë me termat më të ashpër sulmin terrorist në Kosovë

20:38 | 30 November 2024
ministria-e-jashtme-gjermane:-e-denojme-me-termat-me-te-ashper-sulmin-terrorist-ne-kosove

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e dënon sulmin e mbrëmëshëm që ka ndodhur në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

Në një postim në platformën X, ky institucion gjerman ka shpërndarë qëndrimin e Bashkimit Evropian ku e dënon gjithashtu sulmin në fjalë.

“Gjermania i bashkohet BE-së për ta dënuar me termat më të ashpër sulmin terrorist të djeshëm në infrastrukturën kritike të Kosovës”.

“Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë ministria gjermane.

Komento: