Ministria e Jashtme turke dënon sul*min në Ibër Lepenc: Shpresojmë në idenfikimin e autorëve

12:38 | 30 November 2024
ministria-e-jashtme-turke-denon-sul*min-ne-iber-lepenc:-shpresojme-ne-idenfikimin-e-autoreve

Ministria e Jashtme turke ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, duke thënë se shpresojnë që autorët të identifikohen e të dalin para drejtësisë.

Në njoftimin e kësaj ministri thuhet se shprehin solidaritet me Kosovën dhe gatishmëri për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.

“Shpresojmë që autorët e sulmit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur. Shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur solidaritetin tonë me Kosovën dhe gatishmërinë tonë për të ofruar çdo ndihmë që mund të ketë nevojë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Komento: