Ministria e Mbrojtjes dhe banka e Ukrainës goditen nga një sulm kibernetik

19:40 | 15 February 2022

Një sulm në dukje kibernetik goditi faqen e internetit të ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe një prej bankave tregtare më të mëdha të vendit të martën.

Një lajm të tillë e bën me dije agjencitë qeveritare të Ukrainës.

Banka ka qenë nën një sulm të shpërndarë të mohimit të shërbimit (DDoS), i cili vërshon një faqe interneti me trafik të rremë për të ndërprerë aksesin në të, tha në një deklaratë Qendra e Ukrainës për Komunikime Strategjike.

Ministria e Mbrojtjes tha gjithashtu se po i përgjigjej asaj që dukej të ishte një sulm DDoS.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmin kibernetik.

Një sulm i tillë vjen pasi Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës.

Sulmet DDoS janë relativisht të lira dhe të lehta për t’u kryer. Një sulm i veçantë kibernetik goditi faqet e internetit të qeverisë ukrainase muajin e kaluar.

Zyrtarët ukrainas sugjeruan përfshirjen ruse dhe bjelloruse, por hetuesit nuk i kanë fajësuar zyrtarisht këto vende për sulmin kibernetik.

Komento: