Ministria e Mbrojtjes sqaron ndërprerjen e ueb-faqes zyrtare

16:26 | 22 Dhjetor 2025
Ministria e Mbrojtjes sqaron ndërprerjen e ueb-faqes zyrtare

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve lidhur me mosfunksionimin e përkohshëm të ueb-faqes së saj zyrtare, duke sqaruar se ndërprerja vjen si rezultat i ndryshimeve dhe përditësimeve të planifikuara teknike.

Në një njoftim për media, Ministria thekson se aktualisht janë duke u realizuar ndërhyrje në sistem dhe në infrastrukturën përkatëse teknologjike, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë, stabilitetit dhe funksionalitetit të platformës digjitale.

“Ministria e Mbrojtjes ju informon se aktualisht ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës nuk është funksionale për shkak se janë duke u realizuar ndryshime dhe përditësime teknike, si dhe në infrastrukturën përkatëse teknologjike.

Këto ndërhyrje janë të planifikuara dhe kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë, stabilitetit dhe funksionalitetit të sistemit. Prandaj, informacionet që janë dhënë se ueb-faqja është jashtë funksionit për arsye të tjera nuk janë të vërteta, janë propagandë që ka për qëllim dëmtimin e imazhit të Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Komento: