Ministria e Mbrojtjes: Ushtarët kanë mundësi që t’i zgjedhin katër lloje të ushqimit

13:44 | 02 Tetor 2024
ministria-e-mbrojtjes:-ushtaret-kane-mundesi-qe-t’i-zgjedhin-kater-lloje-te-ushqimit

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës aktualisht në mensa kanë mundësi që ta zgjedhin ushqimin.

Për Klankosova, zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, ka thënë se sot, ushtarët kanë mundësi që t’i zgjedhin katër lloje të ushqimit.

“Ushtarët e FSK-së kanë mundësi zgjedhje të paktën katër lloje të ushqimit, shoqëruar me supë, sallatë dhe pije”, tha ajo

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se ushtarëve sot po u servohet pire, gjellë, pasta, mish, sallatë e pije.

 

 

 

Komento: