Ministria e RMV-së iu referua Republikës së Kosovës “Kosova dhe Metohija”, Mexhiti: Nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar Stoilkoviqin

14:38 | 13 January 2025
ministria-e-rmv-se-iu-referua-republikes-se-kosoves-“kosova-dhe-metohija”,-mexhiti:-nuk-pretendojme-ta-bejme-shqiptar-stoilkoviqin

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga një kumtesë që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ku mes tjerash Republika e Kosovës, është shkruar me emrin “Kosova dhe Metohija”.

I pyetur se si e komenton këtë, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se nuk pretendojnë që ta bëjnë shqiptarë kolegun e tij, Ivan Stoilkoviq. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut është një nga shtete e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk e mohojmë se Stoilkoviqi është përfaqësues i serbëve. Fatkeqësisht dmth…është përfaqësues i tyre dhe nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar atë, as të mendon si ne, por dallimi mes neve dhe atyre të kaluarve kanë qenë se me vet iniciativë u bënë pjesë e Open Balkan, i cili nuk e njihte Kosovën. Ne Republikën e Kosovës e njohim. Takimi i parë i kryeministrit Mickoski ka qenë me kryeministrin Kurti”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21

Komento: