Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve për vaksinim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve për vaksinim

20:50 | 14 Janar 2022

Omicron po vazhdon të ketë shtrirje të madhe.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën përfocuese kundër COVID-19.

MSH-ja thotë se rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes.

“Vaksinohuni plotësisht, duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Ju mund të vaksinoheni në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën qendër edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal. Një rrugë e dy mundësi: Vaksinë kundër COVID-19 dhe vaksinë kundër Gripit sezonal! Mbroni veten dhe familjen tuaj”, ka përfunduar MSH-ja.

Komento: