Ministria e Shëndetësisë bën thirrje: Uji para përdorimit patjetër të vlohet

15:49 | 22 January 2023

Vështirësohet gjendja për shkak të vërshimeve, MSh: Uji para përdorimit patjetër të vlohet.

Ministria e Shëndetësisë njofton se si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm. Prandaj, MSh apelon që uji të vlohet para përdorimit.

MSh thotë se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, prandaj kërkon të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike”, njofton MSh.

Komento: