Ministria e Shëndetësisë nënshkruan kontratë prej 780 mijë eurove, 22 komuna përfituese të automjeteve

16:57 | 26 Prill 2023

MSh-ja nënshkruan kontratë prej 780 mijë eurove, 22 komuna përfituese të automjeteve.

Ministria e Shëndetësisë përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, ka nënshkruar kontratë për furnizim me automjete specifike për nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 748 mijë euro, sipas një njoftimi të MSh-së.

“Nga ky projekt do të përfitojnë 22 komuna të Republikës së Kosovës, përkatësisht 22 qendra të Kujdesit Parësor Shëndetësor do të kenë në dispozicion automjete me pajisje të integruara për transport të sigurt të vaksinave dhe për vizitë të pacientëve në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kohë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar me pajisje për shërbime akute dhe emergjente 34 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Komento: