MSH publikon raportin për koronavirus në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë janë regjistruar 29 raste të reja, shkruan Express.
Sipas raportit të MSH-së, 15 persona janë shëruar, ndërsa janë vaksinuar 37 të tjerë.
Deri tani janë administruar mbi 1 milion e 800 mijë doza të vaksinës antiCOVID.
Aktualisht në Kosovë janë 168 raste aktive.