Ministria e Shëndetësisë shton stafin dhe kapacitetet për menaxhimin e Covid-19 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministria e Shëndetësisë shton stafin dhe kapacitetet për menaxhimin e Covid-19

10:10 | 13 Korrik 2020

MSH shton stafin dhe kapacitetet për menaxhimin e Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se edhe 20 inspektorë sanitarë iu shtuan luftës kundër Covid-19.

Sipas tij, këta inspektorë do të mbikëqyren nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë e Shëndetësisë, njofton Klan Kosova.

“Në vijim do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës”.

“Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë Covid-19”.

“Inspektorët e rinj do të kryejnë inspektime sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportimit të ushqimit.
Do të zbatojnë legjislacionin për Parandalimin dhe luftimin e Sëmundjeve ngjitëse”.

“Do të inspektojnë institucionet publike dhe private, produktet ushqimore dhe jo ushqimore; shtesat dhe aditivët në ushqim; higjienën në institucione publike dhe private; ujin për pije, pijet freskuese dhe joalkoolike; subjektet afariste të cilat merren me ushqim, përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e ushqimit; objektet hoteliere”.

“Do të japin pëlqime sanitare për kushtet sanitaro – teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore për objektet”.

Komento: