Ministria e Tregtisë dhe Industrisë publikon çmimet maksimale që mund të shiten derivatet

09:33 | 14 October 2022

Çmimi tavan i naftës vendoset prej 1.79 euro.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet maksimale me të cilat mund të shitet nafta dhe derivatet e saj.

1.79 euro mund të shitet një litër naftë, që është çmim një cent më i lartë sesa një ditë më parë.

Çmimi për benzinë dhe gaz ka mbetur i njëjtë, 1.40 respektivisht 0.75 euro.

Komento: