Ministria e Tregtisë reagon pas rritjes së çmimit të derivateve: Autoritetet po inspektojnë në terren

13:07 | 30 March 2022

Ministria deklarohet për rritjen e çmimit të derivateve: Autoritetet po inspektojnë në terren.

Çmimi i derivateve në Kosovë është rritur sërish mëngjesin e sotëm.

Madje këto çmime kanë shkuar në një çmim ekstrem për standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës.

Një litër Dizell 1.69 cent, kurse Benzina 1.59 cent.

E lidhur me këtë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë thënë se autoritetet po inspektojnë në terren.

Nga ministria poashtu kanë inkurajuar qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Postimi i plotë:

Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem.

Komento: