Ministria e Veliu sqaron se pse bleu pampersa dhe bica të rrojës

16:19 | 13 Gusht 2020

Ministria e Agim Veliut tregon përse bleu pampersa dhe bica të rrojës.

Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Agim Veliu ka dhënë një tender prej 10 mijë e 180 euro për furnizim me material higjenik.

Këtë tender e ka fituar Beni Dona Plast SH.P.K.

Në mesin e produkteve të blera ka pampersë, shamponë, krehër e bica për rroje.

MPB ka thënë se pamersat janë blerë për fëmijët dhe nevojat e personave të cilët qëndrojnë në Qendrën për Azil dhe Migracion në Republikën e Kosovës.

“Ju sqarojmë lidhur me kërkesën tuaj për aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me material higjienik” për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM), dhe në mesin e artikujve ka edhe Pampersa (ose ekuivalent), pasta të dhëmbëve, krehër, e bica për rroje dhe gjëra tjera si produkte të cilat janë me se të domosdoshëm për fëmijët dhe nevojat e personave të cilët qëndrojnë në Qendrën për Azil dhe Migracion në Republikën e Kosovës. Ky aktivitet i prokurimit është në harmoni të plotë me Ligjin për Prokurim Publik dhe aktet tjera nënligjore të zbatueshme mbi prokurimin publik në Kosovë”, ka thënë MPB.

Komento: