Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme, raporton Express.
Në njoftim thuhet se këto familje do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike i cili bëhet direkt në faturë duke filluar nga fatura e nëntorit dhe zgjatë për gjashtë muaj me radhë.
Subvencionimi realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cenueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.
“Njoftojmë qytetarët se aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike është ende i hapur në platformën eKosova. Për tu kualifikuar, familjet duhet të kenë pasuri të paluajtshme nën 100,000 euro dhe të ardhura mesatare mujore për anëtar nën 150 euro”, thuhet në njoftim.