Ministria qe udhëhiqet nga Endrit Shala ‘forcohet’ me militantë të Nismës

07:50 | 25 March 2019

Endri Shala e ka mbushur ministrinë që e drejton me militantë të Nismës.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë vazhdojnë punësimet e personave me lidhje politike e familjare me partinë që udhëheq këtë ministri.

Pas punësimit të djalit e dhëndrit të liderit të Nismës Socialdemokrate, zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, dhe nipave të zyrtarit tjetër të lartë të kësaj partie, Jakup Krasniqi, në MTI, ku ministër është ish-këshilltari i Limajt, Endrit Shala, muajt e fundit janë punësuar edhe disa familjarë e anëtarë të këtij subjekti politik.

Në vendimet për punësime që posedon Koha Ditore, në 6 muajt e fundit janë punësuar së paku 7 persona me lidhje të ngushta familjare e politike me Nismën.

Punësimi i tyre është bërë përmes konkursit publik, por burime të gazetës kanë pohuar se konkurset u janë përshtatur njerëzve të caktuar.

Komento: