Ministrin Uran Ismailin po akuzohet për falsifikim nga mjeku i njohur kosovar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministrin Uran Ismailin po akuzohet për falsifikim nga mjeku i njohur kosovar

11:59 | 31 Maj 2019

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin për falsifikim pasi që përmes një konferencë për media, duke u munduar ta shfajësojë PDK-në për rastin “Spitali” tregoi edhe një vendim që sipas mjekut nuk është origjinali.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ulaj ka shkruar se ishte Hashim Thaçi, atë herë në postin e kryeministrin që i kishte shfuqizuar dy vendime të Qeverisë duke hapur rrugë për ndërtimin e spitalit, ndryshimit të ligjit dhe legalizimit të spitalit privat.

Ky vendim, sipas tij ishte marrë në kohën sa Ulaj kishte qenë drejtor dhe në QKUK ishte protestuar kundër ndërtimin të spitalit privat.

Ulaj tutje ka marrë dy vendime atë që është publikuar në një media që sipas tij është origjinali si dhe një tjetër që ka edhe përmbajtje ndryshe e është i falsifikuar.

Shkrimi i plotë:

Rrena, falsifikimi, dhe Harvardi nuk shkojnë bashkë.

Sot zv/kryetari i PDK dhe njëkohësisht ministër i shëndetësisë (UI) në konferencën për shtyp lidhur me “aferën spitali” u mundua të shfajësoj PDK

dhe të zhvendosë fajin tek LDK. Nuk e përmendi faktin së vendimi i Hashim Thaçit me numër protokolli 08/70 i dt. 25.06.2009 me të cilin shfuqizon dy vendime të mëparshme të Qeverisë (njëri i nënshkruar nga Agim Çeku dhe tjetri nga vet HTH), hapi rrugën e ndërtimit, ndryshimeve të ligjit dhe “legalizimit” te këtij spitali privat.

Vendimin që e ceka më lartë, të botuar sot në KOHA, e kanë sjellë si dëshmi në kohën kur isha drejtor dhe ne si QKUK protestuam kundër ndërtimit të spitalit privat në oborrin e QKUK-së. Urani, në Indeksonline, vendimin me të njëjtin numër protokoli dhe datë të lëshimit, të nënshkruar nga i njëjti kryeministër, e sjellë më përmbajtje tjetër.

Falsifikatorin – duhet t’a identifikoj dhe dënoj gjykata.

Komento: