Ministrisë së Arsimit i ndryshohet emri

18:25 | 10 Qershor 2020

Ndryshohet emri i Ministrisë së Arsimit.

Qeveria e re ia ka ndërruar emrin një ministrie. Ministria e Arsimit brenda një kohe të shkurtër e ka ndërruar emrin tri herë. Nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverisjen e Albin Kurtit u bë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Me ardhjen e qevrisjes së re, kësaj ministrie iu ndryshua emri edhe një herë, tash Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), shkruan Reporteri.

Në njoftimet e fundit të dërguara nga kjo ministri i referohen vetëm si Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit në qeverinë e Avdullah Hotit drejtohet nga Ramë Likaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Komento: