Ministrit Vitia i kërkohet ta zgjas orarin e punës dhe heqjen e orës policore

15:14 | 08 September 2021

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kanë reaguar pas konferencës së sotme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia se s’do të ketë lirim të masave.

OHT ka kërkuar nga ministri Vitia që nga data 13 shtator të ketë lirim të masave dhe të ketë zgjatje të orarit të operimit për gastronominë deri në ora 23:00 dhe të hiqet ora policore.

“Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me të gjithë përfaqësuesit dhe antarët e saj, kërkojnë që nga data 13 shtator të lirohen masat për hotelieri dhe gastronomi, në të kundërtën do të marrin vendime të cilat do të jenë në favor të bizneseve. Duhet të theksojmë se përderisa bizneset e hotelierisë dhe gastronomisë si dhe gjitha sektoret e tjera nuk kanë përfituar as edhe një pako ndihmëse nga qeveria, kërkesat tona janë që të lirohen masat dhe këto sektore të jenë të hapura deri në orën 23:00. Gjithashtu, OHTK që nga fillimi ka qenë kundër orës policore prandaj nuk është e arsyeshme që të vazhdohet akoma me të”, thuhet në reagim.

Komento: