Ministritë marrin vendim për kosovarët që jetojnë jashtë vendit

20:39 | 19 Mars 2020

Ministritë kanë marrë një vendim për kosovarët që jetojnë jashtë vendit.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë dhe kanë ku të qëndrojnë, po kërkohet që të mos kthehen në vendlindje.

Për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë (MPJD), Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA) si dhe ajo e Shëndetësisë (MSH), kanë marrë vendim të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë jashtë apo që kanë mbetur jashtë shtetit në këtë kohë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur sot përmes një konference për medie se, një pjesë e madhe e shtetasve kosovarë kanë mbetur jashtë shtetit.

Sipas tij, Kosova e ka obligim të kujdeset për qytetarët e vet, nga ku u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët nuk e kanë me urgjencë kthimin, ta zgjasin qëndrimin në shtetet e BE-së, duke shtuar se, janë 834 qytetarë që duan të kthehen në Kosovë.

L

Komento: