Ministrja Albulena Haxhiu publikon fotografi duke ushqyer fëmijën teksa shkon në punë

21:27 | 05 Tetor 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, postoi në Facebook një fotografi teksa ushqen fëmijën e saj me gji.

Ajo së fundmi u bë nënë e një vajze të quajtur Andrra, ndërsa ishte e angazhuar në detyrën e saj deri në muajt e fundit të shtatzënisë.

Ajo që bie në sy është broshi i saj, i cili paraqet simbolin e ngritjes së vetëdijes për kancerin në gji.

Përndryshe, kjo fotografi e Ministres mund të merret si inkurajim ndaj nënave për gjidhënien në publik.

Komento: