Ministrja Bajrami për vjedhjen e 2 milionë eurove: S’kam nënshkruan as unë as drejtori i Thesarit

12:02 | 22 October 2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se pas informatave të marra për disa transaksione ne Thesar pas tre minutash kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

Gjatë raportimit në komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, sa i përket vjedhjes së 2 milionë eurove ka deklaruar se transaksioni është i gjurmuar dhe se dihet ku kanë shkuar mjetet.

“Të jap një qëndrim të keqpërdorimit ka ndodhur para disa ditësh. E di që është interesim i të gjithëve. Ne kemi një kërkesë informacione të disa transaksioneve dhe për të parë Thesarin, pas tre minutash ne kemi informuar Policinë”.

“Ky është një krim ekonomik ku janë krijuar qasje të pa autorizuara, është bërë keqpërdorim detyre dhe janë thyer pasworde. Nuk është marrë asnjë nënshkrim i imi e as i drejtorit të Thesarit”, tha Bajrami.

Sipas ministres Bajrami, transaksioni është i gjurmuar dhe “aty mund të vërehen se ku janë transferuar, nga kush janë transferuar e kështu më radhë”.

Komento: