Ministrja bullgare bashkon Pacollin e Daçiqin

17:04 | 04 July 2019

Kryediplomatja bullgare i zbut pak Pacollin e Daçiqin.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ka publikuar një fotografi nga Samiti i Pozhanit që po mbahet në Poloni së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin dhe homologun serb, Ivica Daçiq.

Përmes profilit të saj zyrtar në Twitter, Ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në profilin e saj në Tëitter ka postuar disa fotografi nga ky takim, e një nga to ishte edhe ajo me ministrat e Kosovës e Serbisë.

Pjesë e takimit ishte edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Veriore, Nikola Dimitrov.

Ajo ka shkruar shkurt, “fqinjët takohen në Samitin e Pozhnanit”.

Ndryshe, në këtë samit, është raportuar edhe për një përplasje në mes të Daciq dhe Pacollit sa i përket çështjes së taksës prej 100 përqind e ku u përmend edhe kriza e ashtuquajtur humanitare.

Komento: