Dumoshi: Liga UNIKE na bashkoi në Tiranë.
Ministrja e Sportit e Kosovës, Vlora Dumoshi, ka thënë se themelimi i Ligës Unike të Basketbollit është një sukses i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit në sport mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ky është një hap i madh për sportin dhe u ka hapur rrugë edhe sporteve tjera që të fuqizojnë bashkëpunimin ndërmjet federatave përkatëse”, ka thënë Dumoshi, transmeton Klan Kosova.
“Për mua, si ish-sportiste e punëtore shumëvjeçare sportive dhe si një person që tërë jetën e ka kaluar në sport dhe përkrah tij, krijimi i një gare zyrtare të përbashkët mbarëkombëtare përbën realizim të një ëndrre të kahmotshme. Jam e bindur se të gjithë sportistët nga Kosova ndajnë këtë ndjenjë timen:.
“Kënaqësi që federatat tona nënshkruajnë një marrëveshje që shënon një sukses kaq të madh sportiv mes dy vendeve tona.
Bashkë jemi gjithmonë më të fortë!”.