Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci 8 mijë vota më pak se sa më 2021

11:08 | 19 February 2025
ministrja-e-arsimit,-arberie-nagavci-8-mije-vota-me-pak-se-sa-me-2021

Kur janë numëruar shumica e votave, ajo del se ka marrë 13,282 vota dhe renditet e 37-a në mesin e më të votuarve të LVV-së. Shumë pak vota për ministren që kishte numrin 14 në listën e kandidatëve për deputetë.

Në zgjedhjet e vitit 2021, ajo ishte në mesin e 14 më të votarve, dhe mbante po të njëjtin numër në listën e kandidatëve. Atëherë, ajo kishte marrë 21,781 vota.

Komento: