Ministrja e Brendshme gjermane jep informacione mbi hetimin lidhur me sulmin në tregun e Krishtlindjeve

15:38 | 22 December 2024
ministrja-e-brendshme-gjermane-jep-informacione-mbi-hetimin-lidhur-me-sulmin-ne-tregun-e-krishtlindjeve

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser ka thënë se i dyshuari ishte “qartësisht armiqësor ideologjikisht ndaj Islamit”, pasi ajo ndau më shumë detaje mbi hetimin.

Policia ka prioritet hetimin e detajeve të të kaluarës së tij, transmeton Telegrafi.

“Hetimet nga autoritetet e sigurisë janë në ecje të plotë”, tha ajo.

“Pikëpamjet dhe deklaratat e bëra nga i dyshuari do të analizohen, si dhe informacionet dhe procedurat që janë kryer nga autoritetet e ndryshme dhe gjyqësori. Atëherë është e rëndësishme të nxirren përfundimet e duhura nga kjo”, shtoi Faeser.

Ajo tha se “çdo gur” po lëvizet nga autoritetet federale për ta zbardhur rastin.

Sulmi ishte një sulm i “mizorisë dhe brutalitetit të jashtëzakonshëm” dhe “si një sulm terrorist islamik”, por i dyshuari sipas Faeser “ishte qartësisht armiqësor ideologjik ndaj Islamit”.

“Detyra është të bashkohen të gjitha gjetjet që do të japin një pamje të këtij autori, i cili nuk përshtatet në asnjë formë të mëparshme” tha për fund ministrja gjermane.

Komento: