Ministrja e Ekonomisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve pas rikthimit të reduktimeve

20:42 | 23 December 2021

Qytetarët Kosovës, po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha sot se Qeveria ka kërkuar nga operatorët që t’i mbajnë të informuar konsumatorët lidhur me planet e reduktimeve, si pasojë e krizës energjetike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Në një konferencë për media, Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim në këtë situatë të jashtëzakonshme, siç e ka quajtur ajo krizën me energji elektrike.

“Si Qeveri kemi kërkuar nga operatorët që t’i mbajnë të informuar konsumatorët dhe të ju njoftojnë sa më herët që është e mundur për planet e reduktimeve që janë të planifikuara. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët për masat e ndërmarra dhe kërkojmë mbështetjen e secilit prej jush që ta tejkalojmë këtë situatë të jashtëzakonshme. Kërkesa më e madhe për energji është nga konsumatorët familjarë, pra një pjesë e zgjidhjes se krizës së efektit të krizës është në duart e secilit prej jush. Vetëm nëse ne punojmë së bashku do ta tejkalojmë këtë krizë”, tha ajo.

Gjatë ditës është raportuar se në disa lagje reduktimet kanë zgjatur më shumë se dy orë.

Nga KEDS kanë njoftuar dje se në vend janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike.

Komento: