Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka thënë se çdo ditë vendet e BE-së iu ndërgojnë kërkesa për heqje të taksës.
“Normalisht ne skemi asgjë, mirëpo, ne në Ministri kemi kërkesa nga vendet e BE’së, që në mënyrë zyrtare kërkojnë që të hiqet taksa”, ka thënë ajo derisa po raportonte në komisionin për Integrime Evropiane.
Hoxha po shton gjithashtu se BE u ka bërë të ditur se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, por janë duke pritur pasi që Bashkimi Evropian është në provat e zgjedhjeve dhe ata nuk duan të japin argumente.
Tutje, ministrja ka mohuar se Kosova ka humbur milionat për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Ditë më parë u raportua se për shkak të moszbatimit të MSA-së gjatë vitit 2018, Kosova ka humbur 11 milionë euro. Ndërkaq, këtë vit mund të humben edhe 14 milionë euro të tjera.