Ministrja Gërvalla falënderon bashkatdhetarët që asnjëherë nuk e harruan atdheun e tyre

11:34 | 08 Gusht 2024
ministrja-gervalla-falenderon-bashkatdhetaret-qe-asnjehere-nuk-e-harruan-atdheun-e-tyre

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mbrëmë ka qenë nikoqir i takimit me mërgatën, i cili është mbajtur në oborrin e Galerisë së Arteve në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”.

Gjatë fjalës së tij, Bulliqi falënderoi bashkatdhetarët për investimet që po i bëjnë në vazhdimësi në Kosovë. Ai poashtu i ka informuar ata për mundësinë që Podujeva është duke ofruar për investitorët, duke përmendur Zonën ekonomike, si një mundësi e jashtëzakonshme për ata që duan të investojnë në Podujevë.

Sipas njoftimi në Facebook, në takimin me mërgatën kanë marrë pjesë edhe ministra, deputetë e zyrtarë tjerë nga niveli qendror e lokal.

Një fjalë rasti e mbajti edhe zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, njëherësh edhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi bashkatdhetarët që asnjëherë nuk e harruan atdheun e tyre.

 

Komento: